Daddt Yankee po pensionohet nga muzika!
Reperi dhe këngëtari nga Porto Riko, i njohur si “Mbreti i Reggaetón”, njoftoi të dielën se po largohet nga muzika pas një karriere të shkëlqyer gati tre dekada.
Muzikanti me emrin Ramón Luis Ayala Rodríguez njoftoi se po sjell një album lamtumire.
“Do t’ju them lamtumirë duke festuar këto 32 vite karrierë me albumin “Legendaddy”. Do t’i sjellë të gjitha stilet që më kanë definuar mua, në një album të vetëm”, deklaroi ai.
Ky do të jetë albumi i parë i tij i realizuar në studio prej atij të vitit 2012 me titull “Prestige”. Ai njihet më së shumti për hitin e tij “Gasolina”, si dhe për interpretimin e një pjese të këngës “Despacito” me Luis Fonsin dhe Justin Bieber./UBTNews/