UBT News

Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që arrin 500 milionë ndjekës në Instagram

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram.

CR7 aktualisht po ndiqet nga më shumë se 10% e popullsisë globale. Një fotografi e fundit që Ronaldo ka postuar me futbollistin argjentinas Messi, është bërë tejet virale në Instagram. Kjo pasi dyshja konsiderohen si dy futbollistët më të mirë në botë, dhe ata rrallëherë shfaqen së bashku.

Ronaldo merr 2.3 dollarë për çdo postim të sponsorizuar në Instagram. Ai poashtu u bë atleti i parë aktiv i ekipit që arriti 1 miliard dollarë fitime gjatë gjithë jetës në 2020.

Ronaldo është renditur dy herë në listën e Forbes si sportisti më i paguar në botë, fillimisht në vitin 2016 dhe më pas në 2017./UBTNews/

Exit mobile version