Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Izrael ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave që nga fillimi i pandemisë.
Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se 11 978 raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve.
Numri më i lartë i mëparshëm ishte 11 345 më 2 shtator 2021.
Në funksion të valës së infeksioneve me variantin Omicron të koronavirusit, Izraeli filloi vaksinimin e dozes së katërt të personave mbi 60 vjeç dhe stafit mjekësor këtë javë.
Sipas një studimi nga spitali ”Shiba” pranë Tel Avivit, doza e katërt e vaksinimit me preparatin BioNTech/Pfizer rrit numrin e antitrupave kundër Omicron pesë herë brenda një jave.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett paralajmëroi se numri i rasteve mund të rritet në 50 000 në ditë gjatë valës Omicron.
“Stuhia’ Omicron po bëhet më e fortë’’, deklaroi Bennett.
Vetëm rreth 61 për qind e 9,4 milionë izraelitëve konsiderohen të vaksinuar me dy doza dhe shumë prej tyre kanë marrë edhe dozen e tretë përforcuese.