UBT News

Coldplay dhe Selena Gomez po sjellin një bashkëpunim

Pas bashkëpunimit me grupin BTS për këngën e tyre “My Universe”, Coldplay po bashkëpunon me një tjetër yll të muzikës, për të rritur suksesin e tyre te fansat e ri.

Grupi Coldplay po bashkëpunon me këngëtaren amerikane, Selena Gomez, për baladën “Let Somebody Go”.

Kënga do të lansohet përpara albumit të nëntë në studio të Chris Martin, Guy Berryman, Will Champion dhe Jonny Buckland “Music Of The Spheres”, i cili del më 15 tetor.

Një burim i tha revistës The Sun: “Chris ka qenë gjithmonë fans i madh i Selenës dhe kjo ëndërr e tij po bëhet realitet. Ai shkroi një baladë të bukur për të, të cilën e incizuan në prill”.

Ky projekt vjen pas bashkëpunimit të tyre me grupin nga Korea e Jugut, BTS, që gjendet në pozitën e tretë në toplistë./UBTNews

Exit mobile version