Pas një pauze dy vjeçare, grupi i famshëm ”Coldplay” rikthehen edhe me një album.
Mediet ndërkombëtare kanë bërë të ditur se albumi mban titullin ”Music of the Spheres” dhe pritet të lansohet më 5 tetor të këtij viti.
Ndërkaq albumi do të përmbajë gjithsej 12-të këngë, transmeton KultPlus.
”Music of the Spheres” është albumi i shtatë me radhë i grupit, dhe vjen pas albumit ”Everyday life” i cili u publikua në vitin 2019 duke poseduar tashmë një sukses të madh. /KultPlus