UBT News

Çmimet Grammy shtyhen për në prill

Ceremonia e 64 vjetore, e planifikuar më 31 janar në Los Angeles, u shty për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Kjo ngjarje do të zhvillohet më 3 prill dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga kanali CBS dhe është hera e parë që Grammy mbahet në Las Vegas.

New York Times shkruan se këtë vit kompozitori dhe drejtuesi i grupit, Jon Batiste, ka 11 nominime për Grammy, më shumë se çdo artist tjetër dhe do të konkurrojë si për albumin ashtu edhe për këngën e vitit.

Të tjerë të nominuar janë Olivia Rodrigo, Justin Bieber, Billie Eilish dhe Doja Cat. Asnjë interpretues nuk është shpallur ende, por Trevor Noah do të kthehet si prezantues.

Vitin e kaluar, Grammy u shty për gjashtë javë dhe u mbajt kryesisht në ambiente të jashtme në qendër të Los Angelesit.

Exit mobile version