Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet zvogëlimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,91 % në raport me vendimin e datës 03.08.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe i ЕURODIZELIT (D-Е V) zvogëlohen për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (ЕL-1) zvogëlohet për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 03.08.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU zvogëlohet për 1,105 denarë/kg dhe tani do të jetë 36,876 den/kg.
Nga data 10.08.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 62,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 36,876 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referuese në tregun botëror, mesatarisht shënojnë ulje: benzina për 2,646 %, nafta 3,041%, vaji ekstra i lehtë 2,917 % dhe te mazuti ka ulje për 3,215 %. Në periudhën e njëjtë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0.548%.
Nga KRRE thonë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 të datës 10.08.2021.
“Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, mund të formulojnë çmime edhe më të ulëta të derivateve të ndryshme të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, se çmimet më të larta të përcaktuara”, thonë nga KRRE./Telegrafi/