Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në Rinas, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, të cilin e ka quajtur mik i përjetshëm të kombit shqiptar.
“Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Rama në Facebook.