UBT News

Clean Bandit dëshiron bashkëpunim me Rita Orën

Clean Bandit po planifikon të bashkëpunojë me Rita Orën në këngën e saj të re. Ata kishin bashkëpunuar edhe më herët në këngën e saj të vitit 2018, “Nowhere”, dhe janë të etur edhe për një bashkëpunim.

Një burim i tha gazetës “The Sun” se Rita ka një agjendë të ngjeshur, megjithëkëtë ata e duan këtë bashkëpunim.

“Ata janë duke punuar për albumin e tyre të tretë dhe shpresojnë të punojnë me të në të ardhmen”, thekson burimi.

Kënga e tyre e fundit është “Drive”, një bashkëpunim me ish-konkurrentin e ‘Love Island’, Wes Nelson, ndërsa Rita ka një këngë me artistin Sigala, “You For Me”./UBTNews

Exit mobile version