Xtina po kthehet në rrënjët latine edhe njëherë!
Në një intervistë për People, ajo zbuloi bashkëpunimin e saj me SweeTARTS, kompaninë e karameleve. Krahas kësaj, Aguilera tregoi edhe se ku u inspirua për albumin “LP”, albumi i dytë në gjuhën spanjolle pas më shumë se dy dekadash nga albumi “Mi Reflejo”.
“Është diçka që unë e kam dashur qe sa vite. Kam një ekip të mahnitshëm pas vetes”, deklaroi 40-vjeçarja në një intervistë për People.
“Qe sa kohë jam pjesë e industrisë së muzikës, por asgjë s’krahasohet me muzikantët dhe artistët latinë, energjinë që e sjellin, dashurinë dhe pasionin që e përçojnë. Jam inspiruar nga muzika për këtë album”, deklaroi ajo.
Duke e paralajmëruar albumin e radhës, Aguilera përshkroi se këto këngë “do të zhyten në rrënjët e saj”, ndërsa ajo do të eksplorojë muzikën latine duke ruajtur “shumë stile klasike dhe duke kujtuar rrënjët dhe historinë e muzikës”./UBTNews