UBT News

Christina Aguilera mbështet Britney Spears-in

Britney Spears and Christina Aguilera during MTV VMA 2000 Stage at Radio City Music Hall in New York City, New York, United States. (Photo by Jeff Kravitz/FilmMagic, Inc)

Christina Aguilera dhe Britney Spears ishin bashkëpunëtore dhe ikona të skenës muzikore të viteve 1990, ndërsa shpesh ishin portretizuar edhe si rivale.

Tani Aguilera shprehu mbështetje për bashkëmoshataren e saj pas betejës me konservatorët.

“Ditët e fundit kam menduar për Britney-n dhe ato që po i përjeton ajo. Është e papranueshme që një grua, një qenie njerëzore, që dëshiron të ketë fatin e vetë nën kontroll dhe të mos i lejohet ta jetojë jetën siç do. Të injorohesh, paragjykohesh apo të mos ofrojnë mbështetje njerëzit e tu më të afërt është gjëja më e keqe”, shkroi ajo në Twitter.

Aguilera publikoi një fotografi të tyre kur ishin në moshën e adoleshencës./UBTNews

Exit mobile version