UBT News

Chris Rock është dëshmi pse nuk duhet t’i jepni kurrë shuplakë një komediani

Nga Dean Obeidallah

U bë pothuajse një vit qëkur i tërë vendi, në mos e gjithë bota, po fliste rreth “asaj shuplake”.

Shuplaka në fjalë ndodhi, natyrisht, kur ylli i Hollywood-it, Will Smith doli në skenë gjatë ndarjes së çmimeve nga Akademia dhe e goditi prezantuesin Chris Rock pas një shakaje që komediani bëri rreth gruas së tij.

Pasi e goditi Rock-un, Smith bërtiti duke i kërkuar që mos ta përmend më gruan e tij. Dhe Rock së fundi iu kundërpërgjigj. Ai realizoi një stand-up komedi në Netflix, dhe ia dëshmoi Smithit dhe botës se çfarë ndodh kur godet një humorist të famshëm. Komedia titullohej “Chris Rock: Selective Outrage”. Dihej se Rock po e shprehte tërbimin e tij ndaj një personi: Will Smith. Por kjo komedi kishte në shënjestër në një masë më të vogël, edhe gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith, për të cilën Smith i kërkoi Rock-ut të mos fliste.

Pas kësaj komedie, Rock u bë trend në Twitter, dhe me arsye të mirë. Komediani mes tjerash duke folur për incidentin tha, “Njerëzit thonë gjithmonë se fjalët lëndojnë”, kushdo që thotë ashtu “s’është goditur asnjëherë”. Më pas ai foli edhe për tema tjera, sikurse varësia, aborti, racizmi, e të tjera. Rock-u nuk u ankua për atë shuplakë derisa e realizoi këtë komedi në Netflix, për të barazuar partiturën.

Pastaj ai ofroi një histori të vogël, duke i kujtuar audiencës se si Smith dhe gruaja Jada Pinkett Smith kishin treguar publikisht se ajo e tradhtoi atë me një nga miqtë e djalit të tyre. Rock përmendi emra të njohur që ishin tallur me Smithin pas kësaj historie, nga drejtuesit e “The View” e deri te reperët e njohur. Të gjithë, tha ai, folën rreth kësaj.

“Të gjithë! Të gjithë!” tha humoristi me ironi.“Dhe kë e goditi? Mua!”

Gjithashtu ai tregoi se në të kaluarën e kishte dashur Smithin. Ai e përmbylli këtë komedi me pyetjen që iu parashtrua vazhdimisht: “Si nuk bëre asgjë atë natë?”

Ai e dha përgjigjen në fund të emisionit: “Sepse kam prindër. E dini çfarë më mësuan prindërit e mi. Të mos luftojmë para njerëzve të bardhë”. Pas kësaj, Rocku e hoqi mikrofonin dhe audienca u ngrit në këmbë.

Ai do të mund të kishte thënë se nuk ka pasur nevojë të luftonte Smithin sepse ajo që bëri Rock me komedinë e tij është shumë më e dhimbshme për Smith-in dhe shumë më katartike për Rock-un, sesa nëse ai do ta godiste aktorin në ceremoni.

Në ceremoninë e Oscars një vit më parë, Smith u kthye në skenë pas shuplakës për të marrë çmimin për aktorin më të mirë, një kulm i karrierës për portretizimin e babait të Serena dhe Venus Williams në filmin biografik “King Richard”.

“Dashuria ju shtyn të bëni gjëra të çmendura”, tha aktori para audiencës derisa po pranonte çmimin.

Një muaj më vonë, Smith-it iu pezullua pjesëmarrja nga Akademia për dhjetë vjet. Kurse gjatë muajit korrik, aktori publikoi një video ku shprehu pendesën rreth sulmit ndaj Rock-ut. Nuk kam dyshim që edhe me këtë komedi, Rock-u e bëri atë të ndjej keqardhje.

Mësimi nga e gjithë kjo histori është i thjeshtë: Asnjëherë mos e godisni me shuplakë një komedian, veçanërisht një të famshëm. Në përjashtim të rasteve kur ju dëshironi të ktheheni në një pistë për të gjithë botën./UBTNews/

Exit mobile version