UBT News

Chris Evans në lidhje dashurie!

Aktori Chris Evans mund të ketë një grua në jetën e tij, nëse thashethemet e internetit dhe spekulimet mund të besohen.

Po qarkullojnë thashethemet se ai është në lidhje me yllin e “Warrior Nun”, Alba Baptista, ndonëse asnjëri nuk e konfirmuan një gjë të tillë.

Spekulimet nisën në fillim të këtij muaji, kur Evans ndau një storie duke i lënë fansat të spekulojnë se ai ishte në shtëpinë e saj, në Lisbonë të Portugalisë.

Fansat e vërejtën se Evans filloi ta ndiqte Baptistan në Instagram në vjeshtë të vitit 2020, vetëm disa muaj pasi debutoi seriali i saj “Warrior Nun” në Netflix në muajin korrik./UBTNews

Exit mobile version