Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një viti të suksesshëm si i huazuar te Vitesse në Eredivisie.
Sulmuesi shqiptar madje ka luajtur edhe ndeshjet miqësore me londinezët ku ka shfaqur formë shumë të mirë.
Por duke parë hapësirat e pakta në formacionin bazë, Chelsea është duke menduar ta huazojë edhe për një tjetër sezon Brojën.
Skuadra italiane Udinese ka shprehur interesim për afrimin e shqiptarit, por Chelsea dëshiron që Broja të huazohet në ndonjë skuadër angleze.
Së fundmi në garë për talentin kuqezi është futur edhe Southampton që bën gara në elitën e futbollit anglez.
Pas largimit të Danny Ings, Southampton është duke kërkuar një sulmues dhe kanë shfaqur interesim për afrimin e shqiptarit.
Sipas mediave angleze Broja ka pranuar të huazohet te Southampton pasi e sheh si mundësi të mirë për të luajtur rregullisht dhe të fitoj përvojë.
19-vjeçari pritet ta kompletoj huazimin te Southampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Evropës ku është ftuar nga trajneri Thomas Tuchel. /Telegrafi