UBT News

Charli XCX: Albumi i ri do t’ju bëjë të qani dhe të qeshni në të njëjtën kohë

Këngëtarja Charli XCX ndau edhe disa detaje rreth albumit të saj të ri. Në një intervistë, krijuesja e hitit “Good Ones”, tregoi se çka mund të presin fansat nga albumi i saj i pestë, për të cilin u frymëzua në vitet e ’80-ta.

“Flet rreth seksit dhe seksualitetit. Mund t’i bëjë njerëzit të vallëzojnë dhe qajnë në të njëjtën kohë”, deklaroi ajo.

Albumi i ardhshëm i këngëtares përfshin edhe këngën e re me titull, “Good Ones”, dhe pritet të lansohet për publikun e gjerë më 18 mars të vitit 2022.

Artistja gjithashtu punoi edhe në një dokumentar që u dha premierë në Festivalin e Filmit SXSW, këtë vit./UBTNews

Exit mobile version