Gjatë muajit mars Kosova i zhvilloi tri ndeshje, njëra nga ato miqësore kundër Lituanisë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, takim ky që Kosova e fitoi me rezultat 4:0.
Por, dy ndeshjet në kuadër të fazës para-kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, “Dardanët” i humbën kundër Suedisë me rezultat 0:3 në Prishtinë dhe 3:1 kundër Spanjës në Sevilla.
E edhe përkundër rezultateve jo të mira, trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova.
Challandes tha se nuk do të dorëzohet.
“Jo, nuk mund ta pranoj këtë ndjenjë, jo, jo, në të kundërtën, unë kurrë nuk dorëzohem. Unë nuk jam trajneri më i mirë në i mirë në botë, e di këtë”, tha fillimisht Challandes.
Ai theksoi se me këtë skuadër ka një të ardhme shumë të mirë.
“Jo, unë e respektoj Kosovën, jam shumë i lumtur me Kosovën dhe ekipin, mendoj se ne kemi një të ardhme me këtë ekip, dhe jo unë, ne kemi nevojë për më shumë kohë. Ne kemi pasur sukses, ndoshta shumë shpejtë, tani është një kohë tjetër, në rregull, por tani duhet ta pranojmë, duhet mësohemi me këtë kohë e vështirë dhe të japim në mundësinë e ardhshme, për hapin e ardhshëm”, vazhdoi selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.
Strategu zviceran shtoi se është i kënaqur me ekipin dhe se i beson këtij ekipi.
“Po, e qartë, unë i besoj ekipit, dhe jam i kënaqur me ekipin, dhe unë mund të punoj me ekipin, në rregull unë kam probleme me disa lojtarë, ju e dini, por është jetë normale e një trajneri”, përfundoi tekniku zviceran që tani drejton Përfaqësuesen e Kosovës.