UBT News

Çfarë do të ndodhte nëse do të provonit dietën e Beyoncé?

Nëse mendoni sa bukur do të ishte po të kishit trupin e Beyonce-s, duhet të interesoheni më shumë për dietën rigoroze që ajo mbajti në mënyrë që të ishte në formë për perfomancën e saj pas shtatzënisë në festivalin Coachella.

Por ndërsa disa prej jush mund të bëjnë komplot për të provuar “dietën Beychella” pët të përfituar trupin “ideal”, ekspertët e ushqimit paralajmërojnë kundër ndjekjes së planit dietik  “pa bukë, pa karbohidrate, pa sheqer, pa qumësht, pa mish, pa peshk, pa alkool”.

Ndërsa është e pashmangshme që ju do të humbni peshë në çdo kohë që eliminoni grupet e ushqimit, Angela Lemond, një zëdhënëse e Akademisë së Ushqyerit dhe Dietikës, thotë se dieta nuk është e qëndrueshme, as nuk është mënyra më e mirë për të humbur peshë.

“Ne duhet të kujtojmë se ushqimi është energji për trupin tonë, dhe ne nuk duhet të kemi frikë të hamë ushqime të tëra të shëndetshme, dhe ne duhet të përqëndrohemi në ushqimet që duhet të hamë përkundrejt atyre që nuk duhet t’i hamë”, thotë ajo.

Lemond sugjeron se është më mirë të keni një dietë të ekuilibruar mirë sesa të eliminoni ushqime të caktuara. Ajo tregon gjithashtu se disa nga ushqimet që artistja e hitit “Lemonade” po eleminonte ishin në të vërtetë grupe ushqimore që do të kishin qenë të dobishme për performancën e saj. Mjeku dietolog thotë se peshku yndyror është i pasur me Omega 3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore.

“Për dikë si ajo që vallëzon shumë, peshku yndyror do të jetë i mirë për muskujt e saj të copëtuar dhe për rindërtimin e tyre”, thotë ajo. “Është mirë për shëndetin kardiovaskular pasi ajo po bën presion të madh për të kërcyer me orë të tëra dhe nga gjithçka që ajo po eliminon, është e trishtueshme të shohësh”.

Por pyetja e vërtetë mbetet: Nëse ndjekim dietën e Beyoncé Beychella, a do të dukemi si Beyoncé? Fatkeqësisht, JO. Lemond thotë se personi mesatar do të dështonte në një dietë të tillë dhe ka shumë të ngjarë të fitojë peshë përsëri.

“Ne duhet ta shohim këtë objektivisht. Beyoncé ka kaq shumë njerëz që e ndihmojnë atë të përgatitet për Coachella, dhe ka shumë të ngjarë që personi mesatar do të ketë një kohë më të vështirë për të arritur atë që bëri Beyoncé”.

Dietologia gjithashtu thekson se artistja “Love on Top” ka të ngjarë të ketë trajnerë personalë që e ndihmuan atë të merrte formë dhe kuzhinierë që ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit, gjë që do t’ia lehësonte asaj dietën.

“Një person mesatar do duhej ta bënte i vetëm, duke ekuilibruar punën dhe ndoshta fëmijët. Nuk do të funksionojë”, thotë Lemond. “Unë besoj se nuk duhet të krahasohemi. Beyoncé është një grua e bukur që shkon përtej fizikut të saj, mirëpo ne duhet të fokusohemi që të jemi vetja jonë më e mirë”.

Exit mobile version