UBT News

Ceremonia e “Grammy Awards” mund të shtyhet

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy Awards”, që ishte planifikuar të mbahej më 31 janar në Crypto.com Arena në Los Angeles, mund të shtyhet për shkak të variantit Omicron, konfirmuan disa burime për mediat e huaja. Billie Eilish, Doja Cat dhe Justin Bieber, janë në mesin e yjeve të muzikës që po i kryesojnë nominimet për vitin 2022.

Ky do të jetë viti i dytë rresht që ceremonia e “Grammy Awards” do të shtyhet për shkak të COVID-19. Vitin e kaluar ishte paraparë që eventi të mbahej më 31 janar, por më 5 janar u mor vendimi që të shtyhet për datën 14 mars, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Los Angeles. Po atë kohë, shfaqja u zhvendos nga Staples Center (emri i mëparshëm i Crypto.com Arena) te Convention Center në Los Angeles.

Trevor Noah, prezantuesi i emisionit “The Daily Show With Trevor Noah”, do ta udhëheqë edhe këtë edicion./UBTNews

Exit mobile version