UBT News

Celine Dion vuan nga një sindromë e rrallë neurologjike

Celine Dion po shtyn disa data të turneut në Evropë pas diagnozës së fundit të një çrregullimi të rrallë neurologjik për shkak të të cilit nuk mund të performojë siç duhet.

Superylli tha se vuan nga sindroma e personit të ngurtë, sindromë kjo që prek një në milion njerëz, njoftoi ajo përmes një videoje në Instagram.

“Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Fatkeqësisht, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, deklaroi ajo mes tjerash.

Sindroma e personit të ngurtë është “një sindromë e rrallë, progresive që prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”./UBTNews/

Exit mobile version