UBT News

Céline Dion anulon të gjitha koncertet e mbetura të turneut për shkak të gjendjes shëndetësore

Këngëtarja Céline Dion anuloi të gjitha koncertet e mbetura për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Fansat janë të shqetësuar se ajo nuk do të mund të organizojë më turne, për shkak se u diagnostikua me sindromën Stiff-Person.

Ajo ka anuluar të gjitha shfaqjet e saj të mbetura live në turneun e saj botëror Courage, teksa u tha fansave se nuk është aq e fuqishme për të organizuar turne pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neurologjik.

Këngëtarja francezo-kanadeze zbuloi në dhjetor të vitit 2022 se ajo ishte diagnostikuar me SPS (Sindroma e Personit të ngurtë). Ajo tha se çrregullimi po i shkaktonte spazma muskulore dhe “nuk po i lejonte të përdorë kordat vokale për të kënduar ashtu siç ishte mësuar”.

Dion ka anuluar edhe të gjitha koncertet që kishte planifikuar për vitet 2023 dhe 2024./UBTNews/

Exit mobile version