Celine Dion njoftoi të martën se ka shtyer koncertin e fundit në Las Vegas. Fituesja e çmimit Grammy njoftoi se ka probleme shëndetësore pasi vuan atë që në një deklaratë u përshkrua si “spazma të forta dhe të vazhdueshme të muskujve”.
Këngëtarja kanadeze do të fillonte serinë e re të koncerteve në Las Vegas muajin e ardhshëm, por për shkak të problemeve shëndetësore s’ia doli të përgatitej.
”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen për tetë muajt e fundit dhe të mos jem në gjendje të këndojë këtë nëntor më trishton tej mase. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.
Shfaqjet e anuluara të Dion në Las Vegas janë nga 5 deri më 20 nëntor, si dhe shfaqjet nga 19 janari deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm./UBTNews