UBT News

Carlo Ancelotti flet pas përballjes me Mallorcan, ka disa fjalë edhe për Muriqin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për mediat spanjolle pas fitores minimale 0-1 në ndeshjen e luajtur në kuadër të javës 32-të në La Liga ndaj Mallorcas. Për trajnerin italian fitorja e së shtunës ishte tejet e rëndësishme, duke bërë që skuadra e tij t’i afrohet sa më shumë titullit kampion.

Ndeshja

Gjithçka ka shkuar siç e kemi parashikuar, ndeshje e vështirë, kundër një rivali që ta vështirëson lojën. Në pjesën e parë nuk është se kemi bërë ndonjë paraqitje të mirë. Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë më mirë, kemi dominuar dhe e kemi merituar fitoren”.

Militao

Në fakt mendoja se Militao do të kishte më shumë minuta në këtë ndeshje. Por duke qenë se rezultati ishte i ngushtë nuk mund të rrezikoja shumë me Muriqin. Ai është ‘kafshë’, ia bën të vështirë çdo mbrojtësi. Por jam i kënaqur që e kemi neutralizuar rrezikun e tij”.

Manchester City

Pas fitores ndaj Mallorcas mund të mendojmë më me qetësi për Cityn. Çështje fizike? Unë nuk mendoj se duke vrapuar më shumë se City mund ta mposhtësh këtë skuadër. Për të fituar ndaj tyre duhet diçka më shumë”.

Rudiger

Kjo është një kritikë për mua! Do ta mbaj shënim. Ndoshta… E kam analizuar takimin e sezonit të kaluar. Rudiger do të jetë titullar kundër Cityt”./UBTNews/

Exit mobile version