Rep-artistja Cardi B planifikon të paguajë shpenzimet e funeralit të viktimave që vdiqën tragjikisht pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në qytetin Bronx të New York-ut. Në total 17 persona kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit.
Shteti i New York-ut këtë javë njoftoi se do t’i japë 2 milionë dollarë në një fond për viktimat. Cardi B, e cila është me prejardhje nga Bronx, tha në një prononcim se “është ekstremisht krenare që është nga Bronx dhe ka shumë familjarë dhe miq që jetojnë dhe punojnë atje”.
Sipas përfaqësuesit të saj, artistja bashkëpunoi me “The Mayor’s Fund to Advance New York City” për t’u siguruar që familjet e të gjitha viktimave do të përfshiheshin në donacionin e saj dhe “që dëshirat e fundit për të dashurit e tyre të përmbusheshin”./UBTNews