Fansat e Cardi B nuk do të duhet të presin edhe shumë për albumin e saj të ardhshëm.
Në një kopertinë të re për Vogue México y Latinoamérica, reperja 30-vjeçare zbuloi se singulli i radhës që ajo publikon do të jetë për albumin e saj të dytë.
“Nuk do të publikoj më bashkëpunime. Unë do të publikoj këngën time të radhës solo”, tha ajo për median. “Tani për tani, unë jam duke punuar në kopertinën dhe idetë për albumin e radhës, sepse padyshim që do të dalë”.
“Të gjithë më thonë gjithmonë se duhet ta publikoj diskun tani, ata e bënë kur publikova ‘WAP’ [me Megan Thee Stallion] dhe kur publikova ‘Up’, por unë gjithmonë i bëj të ditur se nuk do të pres shumë kohë”, tha ajo./UBTNews/