Viti 2022 do ta sjellë një album të ri nga Cardi B.
Reperja konfirmoi se albumi i saj i shumëpritur do të lansohet vitin e ardhshëm. Përmes një video live me fansat e saj në Instagram, Cardi dha lajmin.
Cardi B është duke punuar në realizimin e albumit të dytë të incizuar në studio që vjen pas atij debutues të lansuar më 2018, “Invasion of Privacy”, edhe pse finalizimi i tij është vonuar si pasojë e pandemisë.
Projekti i saj i fundit muzikor ishte kënga ‘Bet It’, e cila u shfaq në kolonën zanore të filmit të fundit të Netflix, “Bruised”./UBTNews