UBT News

Capital T tregoi se pse e refuzoi Fifin për bashkëpunim

Javë më parë, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi në një intervistë televizive tregoi se e refuzuan për bashkëpunim dy rep-artistë të njohur kosovarë, Ledri Vula dhe Capital T.

Ky i fundit duke iu përgjigjur fansave të tij tregoi arsyen se pse e refuzoi atë për bashkëpunim. Ai deklaroi se s’kishte kohë për bashkëpunim për shkak se ishte duke punuar në album, si dhe sipas tij, kënga nuk ishte e duhura.

“Sepse nuk më është përshtatur koha për shkak të albumit dhe kënga s’ka qenë e duhura. Fifi bën shumë këngë më të mira se ajo që ma ka propozuar, përndryshe më pëlqen shumë si këngëtare”, ishte përgjigja e tij.

Mbetet të shihet se a do të ketë një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen./UBTNews

Exit mobile version