Francesco Calzona ka thënë fjalët e para si trajner i Napolit, në konferencën e dhënë për mediat në prag të ndeshjes së Champions League kundër Barcelonës, e vlefshme për takimin e parë të rundit të 1/8-ave.
Në nisje të fjalës, Clazona falënderoi Federatën Sllovake që e lejoi të largohet nga kombëtarja e tyre për të marrë drejtimin e Napolit.
“Doja të filloja duke falënderuar Federatën Sllovake dhe Presidentin Kovacic sepse më lejoi të kem këtë mundësi për të ardhur te Napoli. Merita u shkon atyre dhe lojtarëve. Falënderoj edhe popullin sllovak sepse tregoi shumë respekt për mua”, tha ai.
Ndërsa për sulmuesin kryesor, Victor Osimhen shtoi se “Ai u stërvit me ekipin, nuk ishte një seancë shumë e gjatë, por ai u stërvit me shpejtësi të plotë, do të vlerësohet si pjesa tjetër e skuadrës nesër pas seancës së fundit stërvitore”.
Sa i përket ndeshjes ndaj Barcelonës, tekniku u shpreh se nuk e tremb aspak, pasi sipas tij Napoli është një ekip mjaft i fortë./UBTNews/