UBT News

BTS vizitoi Shtëpinë e Bardhë

Supergrupi korean, BTS të martën vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, si pjesë e një vizite që synon diskutimin e përfshirjes dhe përfaqësimit aziatik dhe adresimin e krimeve të urrejtjes dhe dezinformimit anti-aziatik.

“Ndërsa shumë prej jush mund ta njohin grupin BTS për shkak se u nominuan për Grammy, ky grup po ashtu luan rol të rëndësishëm si ambasador i të rinjve duke promovuar një mesazh respekti dhe pozitiviteti”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

RM, lideri i grupit, falënderoi Jean-Pierre për respektin dhe njoftoi grupin.

“Përshëndetje, ne jemi grupi BTS dhe është nder i madh të jemi në Shtëpinë e Bardhë sot për të diskutuar rreth çështjeve të rëndësishme të krimeve të urrejtjes kundër Azisë, përfshirjes dhe diversitetit aziatik”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version