UBT News

​BSH: Përfshirja financiare e popullsisë në Shqipëri arrin në rreth 80 %

Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave në Shqipëri ka pasur një rritje të ndjeshme me ritme dyshifrore. Kjo duke reflektuar qartë efektet pozitive të digjitalizimit të sektorit financiar dhe masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut bankar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016 çka tregon për një rritje më shumë se pesëfish brenda tetë viteve.

Ky progres dëshmon ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve shqiptarë, që po zgjedhin gjithnjë e më tepër zgjidhjet digjitale për kryerjen e pagesave të përditshme, duke reflektuar një rritje në sigurinë e teknologjive financiare.

BSH-ja bën të ditur se përfshirja financiare e popullsisë arrin në gati 80%, një nga nivelet më të larta në rajon.

Një tjetër tregues pozitiv është rritja e përfshirjes financiare, e matur si përqindja e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare.

Kjo përqindje ka arritur në 78% në vitin 2024, nga vetëm rreth 40% në vitin 2017.

“Rritja e pagesave digjitale dhe përfshirjes financiare: Ndihmon formalizimin e ekonomisë dhe ul përdorimin e cash-it, përmirëson transparencën financiare dhe lufton evazionin fiskal, rrit efikasitetin në tregtinë e brendshme dhe ndërkombëtare dhe mbështet objektivat strategjikë të integrimit europian”, shkruan ATSh./S.K/KP/

 

Exit mobile version