UBT News

Bryan Adams rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë brenda një muaji

Këngëtari kanadez, Bryan Adams njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 për herë të dytë brenda një muaji.

Këngëtari kanadez i muzikës rock’n roll e konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihet në një dhomë teksa testohet. Ai njoftoi se dje rezultoi sërish pozitiv me COVID-19 pas arritjes së tij në Itali, për zbulimin e kalendarit Pirelli të vitit 2022, të cilin ai e fotografoi.

Një përfaqësues i Adams ka deklaruar më parë se ylli kanadez “ishte vaksinuar plotësisht”./UBTNews

Exit mobile version