UBT News

Bruce Springsteen e shet krijimtarinë e vet muzikore për 500 milionë dollarë

Këngëtari dhe tekstshkruesi i mirënjohur amerikan, Bruce Springsteen ia shiti krijimtarinë e tij muzikore dhe të drejtat e publikimit të punës së tij kompanisë Sony për 500 milionë dollarë.

Sipas marrëveshjes, Sony ka nën pronësi 20 albume të tij, përfshirë këtu edhe “Born To Run”, “The River” dhe “Born in the USA”.

Muzika e këngëtarit që fitoi për 20 herë me radhë “Grammy” ka gjeneruar të ardhura në vlerë prej 15 milionë dollarësh vetëm vitin e kaluar. Marrëveshja e tij pason ato të emrave të njohur sikurse Bob Dylan, Blondie dhe David Bowie.


Warner Music i ka blerë të drejtat për krijimtarinë e artistit Bowie në muajin shtator, ndërkohë që Dylan ia ka shitur katalogun me më shumë se 600 këngë në dhjetor të vitit të kaluar Universal Music Group, në vlerë prej 300 milionë dollarësh./UBTNews

Exit mobile version