UBT News

Britney Spearsi fajëson nënën e saj për kujdestari

Këngëtarja e mirënjohur, Britney Spears ka fajësuar të ëmën për kujdestarinë që ia kontrolloi jetën për 13 vjet.

Babai i saj, Jamie u kritikua gjatë gjithë kohës për këtë marrëveshje ligjore, megjithatë këngëtarja pohoi se ishte ideja e nënës së saj, Lynne.

“Njerëzit nuk e dinë se nëna ime ishte ajo që ia dha këtë ide. Nuk do të mund ta kthejë mbrapa atë kohë… ajo ma shkatërroi jetën”, deklaroi këngëtarja.

Në një postim, i cili tashmë u fshi, këngëtarja vazhdoi: “E di saktësisht çfarë ke bërë. Babai nuk është po aq i mençur të mendojë rreth kujdestarisë, por sot po qeshi duke e ditur se kam një jetë përpara meje”.

Jamie Spears u emërua kujdestar i saj në vitin 2008, pas disa shqetësimeve për shëndetin e saj mendor. Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel. Kujdestaria caktohet nga gjykata për personat të cilët nuk janë në gjendje të marrin vendime për shkak të problemeve mendore.

E në muajin shtator Gjykata pezulloi Jamie Spearsin nga roli i kujdestarit të saj./UBTNews

Exit mobile version