“Ata nuk dëshirojnë që unë të kem fëmijë – më shumë fëmijë”, tha Spears gjatë fjalimit të saj 30-minutësh në gjykatë.
Britney Spears mbajti një fjalim të flaktë gjatë dëgjimit të saj të konservatorit dje.
Në fjalimin e saj gati 30 minutësh virtual para një gjykate në Los Anxhelos dhe gjykatëses Brenda Penny, këngëtarja, 39, foli kundër babait të saj Jamie Spears dhe ekipit të saj të menaxhimit, duke pretenduar se ajo nuk ka qenë në gjendje të “martohet dhe të ketë fëmijë” për shkak të konservatoritetit të saj 13-vjeçar.
“Unë do të doja të ecja progresivisht përpara dhe dua të bëj marrëveshje të vërtetë. Unë dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem fëmijë. Unë kam një (IUD) brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Ata nuk duan që unë të kem fëmijë – më shumë fëmijë”, pretendoi Spears.
“Ky konservatoritet po më bën më shumë dëm sesa dobi. Unë meritoj të kem një jetë! Unë kam punuar gjithë jetën time. Unë meritoj të kem një pushim dy deri në tre vjet dhe të bëj atë që dua të bëj”, tha këngëtarja.
Spears është takuar me të dashurin aktual Sam Asghari në vitin 2016 pasi ata u takuan në setin e videoklipit të saj “Slumber Party”. Para seancës të së mërkurës, Asghari ndau një selfie në Instagram të veshur me një këmishë të bardhë me fjalët “Free Britney”.
Gjatë seancës dëgjimore, babai i Spears Jamie u shfaq virtualisht, së bashku me nënën e këngëtares, Lynne, dhe një deklaratë u lexua në emër të Jamie pasi këngëtarja foli. “[Jamie] I vjen keq që e sheh vajzën e tij me kaq shumë dhimbje. [Ai] e do vajzën e tij dhe i mungon shumë,” tha avokati i tij Vivian Lee Thoreen.
Në fillim të këtij viti, Asghari mbështeste të dashurën e tij publikisht, duke ndarë një deklaratë ekskluzivisht me revistën PEOPLE.
“Unë gjithmonë nuk kam dashur asgjë përveç më të mirës për gjysmën time më të mirë dhe do të vazhdoj ta mbështes atë duke ndjekur ëndrrat e saj dhe duke krijuar të ardhmen që dëshiron dhe meriton”, tha ai. “Unë jam mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që ajo po merr nga fansat e saj në të gjithë botën, dhe unë po pres një të ardhme normale, të mahnitshme së bashku”.
Konservatori i Spears u vendos për herë të parë në 2008 me babanë e saj që u emërua konservatori i përhershëm i çështjeve të saj dhe avokati Andrew Wallet bashkë-konservatori i përhershëm i pasurisë së saj. Pasi Jamie dha dorëheqjen për shkak të arsyeve shëndetësore në Shtator 2019, Jodi Montgomery u emërua kujdestare e përkohshme.
Pastaj në mars, Ingham kërkoi nga gjykata të caktojë Montgomery si kujdestar të përhershëm në vend të babait Jamie dhe “kërkoi dorëheqjen” e babait të saj.
Në atë kohë, këngëtarja rezervoi “të drejtën e peticionit për përfundimin e këtij konservatoriteti”. Në një deklaratë për PEOPLE në fillim të këtij viti, Thoreen tha që Spears mund të paraqesë një peticion për të përfunduar konservatorin e saj por kurrë nuk e ka bërë.
“Britney e di që babi i saj e do atë, dhe se ai do të jetë aty për të kurdo dhe nëse ajo ka nevojë për të, ashtu si ai ka qenë gjithmonë – konservator ose jo,” shtoi Thoreen në atë kohë.
Por dje, Spears tha, “Unë nuk e dija që mund të bëja kërkesë për konservatorin për t’i dhënë fund. Unë sinqerisht nuk e dija atë. Unë kam bërë më shumë se sa duhet. Unë nuk u kam borxh asgjë këtyre njerëzve”, duke shtuar se “është demoralizuese ajo që kam kaluar. Asnjëherë nuk e kam thënë haptas – kurrë nuk kam menduar se dikush do të më besonte. Unë nuk gënjej. Unë thjesht dua jetën time”.
Ndërkohë ajo shtoi “Kanë kaluar 13 vjet dhe është mjaft. Unë dua të jem në gjendje të dëgjohem. Unë e kam mbajtur këtë për kaq shumë kohë – nuk është mirë për zemrën time. Unë kam qenë e zemëruar dhe qaj çdo ditë!”
Britney Spears theksoi se arsyeja kryesore pse ajo ishte aty dje, ishte t’i jap fund konservatoritetit.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)