Vetëm disa ditë pasi Jamie Spears, babai i këngëtares Britney Spears u suspendua si kujdestar i këngëtares, fansat po e presin rikthimin e saj në skenë. Por një burim i afërt me princeshën e popit – e cila tha se nuk do të performojë më deri pas tërheqjes së babait të saj – i tha revistës People, se ajo nuk po nxiton t’i kthehet muzikës.
“Duket se nuk është gati”, deklaroi ky burim.
Megjithatë, i fejuari i saj, Sam Asghari “e ka inkurajuar atë të performojë”.
“Ai ka ndikim të madh te Britney. Kur Sam është afër saj, Britney është shumë e fokusuar. Sam është shumë i diciplinuar rreth ushtrimeve dhe ushqimit të shëndetshëm. Kur është vetëm, është vështirë për të ta motivojë veten”, deklaroi ky burim.
Një tjetër burim tha se ata janë gjithmonë bashkë.

Britney dha lajmin se po pauzonte nga muzika në vitin 2019, kur ajo anuloi një koncert në Las Vegas./UBTNews