UBT News

Britney Spears së shpejti me libër të ri

Këngëtarja Britney Spears konfirmoi se është në proces të shkrimit të një libri, përmes një postimi në Instagram, të hënën.

Këngëtarja tha se libri do të trajtojë ngjarje të dhimbshme në jetën e saj që ajo “asnjëherë nuk ka mundur t’i shprehë hapur”.

Në nëntor, një gjykatë i dha fund një kujdestarie ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për më shumë se një dekadë. Spears iu nënshtrua kujdestarisë ligjore të babait të saj, Jamie Spears, në vitin 2008, kur ylli u përball me një krizë të shëndetit mendor./UBTNews/

Exit mobile version