UBT News

Britney Spears publikon këngën e parë që nga viti 2016

Ylli Britney Spears solli këngën e parë qëkur u lirua nga kujdestaria e cila ia kontrolloi pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.

“Hold Me Closer”, një duet me Elton John – u publikua të premten, duke shënuar rikthimin e Spears në skenën muzikore pas një pauze gjashtëvjeçare.

“Shumë mirë që po këndoj me një nga meshkujt më klasikë të kohës sonë”, tha ajo para publikimit.

Kënga përfshin tri nga hitet klasike të Elton, “Tiny Dancer”, “The One” dhe “Don’t Go Breaking My Heart” – në ritëm veror./UBTNews/

Elton John & Britney Spears ‘Hold Me Closer (Official Audio)’

Exit mobile version