UBT News

Britney Spears në tranzicion, në pikëpyetje rikthimi në skenë

Këngatarja Britney Spears, nuk është e sigurt nëse do të ngjitet më në skenë. Përmes një postimi në Instagram Spears iu është përgjigjur pyetjeve të disa fansave ku zbuloi dhe disa detaje për karrierën e saj.

“A do të ngjitem në skenë? A do të ngjitem ndonjëherë përsëri në skenë? Nuk kam ide”, tha këngëtarja. 

39-vjeçarja shtoi se momentalisht është duke kaluar një tranzicion në jetën e saj, por megjithatë po argëtohet.

“Unë jam duke u argëtuar tani. Jam në një tranzicion në jetën time por po kënaqem, kështu që kaq për momentin”, shtoi ajo.

Kjo është ndër deklaratat e para të këngëtares pasi dokumentari për jetën dhe karrierën e saj u publikua në media në muajin shkurt. “Framing Britney Spears” flet për gjithë jetën e yllit të muzikës pop drejt majës së industrisë së muzikës. Në të trajtohen disa çështje si mënyra si u trajtua ajo në duart e mediave tabloide, hyrja e saj e pavullnetshme në një repart psikiatrik në vitin 2008 si dhe problemet që pasuan me kujdestarinë e të atit.

Exit mobile version