UBT News

Britney Spears me libër për jetën e saj

Këngëtarja amerikane, Britney Spears po planifikon të shkruajë një libër për jetën e saj.

39-vjeçarja njoftoi përmes Instagramit se ky libër do të publikohet vitin e ardhshëm. Publikimi i librit vjen pasi babai i këngëtares, Jamie Spears, u pezullua nga roli i kujdestarit të pasurisë së saj, gjatë këtij muaji.

“Lajme të mira… Po mendoj ta publikojë një libër vitin e ardhshëm, por kam dilema rreth titullit, mbase dikush nga fansat mund të më ndihmojë”, shkroi Britney në Instagram.

Më 29 shtator, një juri në një gjykatë të Los Anxhelosit e ka suspenduar babanë e saj nga roli i tij si kontrollues i pasurisë në vlerë prej 60 milionë dollarësh të këngëtares./UBTNews

Exit mobile version