Ylli i pop-it, Britney Spears tha se po pushon nga rrjetet sociale për ta festuar fejesën. Javën e kaluar 39-vjeçarja njoftoi se u fejua me partnerin Sam Asghari.
Pasi fshiu llogarinë e saj në Instagram, Spears iu drejtua fansave në Twitter duke u thënë: “Mos u shqetësoni. Kthehem së shpejti”.
Ajo përdori rrjetet sociale për t’i njoftuar fansat rreth betejës me kujdestarinë 13-vjeçare e cila ia ka kontrolluar jetën personale dhe financat. Britney ishte nën kujdestari që nga viti 2008, kur u rritën shqetësimet rreth jetës së saj mendore.
Don’t worry folks … just taking a little break from social media to celebrate my engagement 💍😉 !!!! I’ll be back soon 💋🌹✨
— Britney Spears (@britneyspears) September 14, 2021
Sipas disa mediave amerikane, këngëtarja ndau një postim në Instagram duke u thënë fansave: “Prita 13 vjet për liri”.
Këngëtarja gjithashtu falënderoi lëvizjen “Free Britney”, një kampanjë që lindi nga fansat e saj për ta liruar atë nga kujdestaria. Llogaria e saj e Instagramit më pas u fshie, duke nxitur shqetësime te fansat. Më pas ylli konfirmoi pushimin nga rrjetet sociale përmes Twitterit./UBTNews