Ylli Britney Spears ka ndarë – dhe më pas fshirë – një video 22-minutëshe ku adreson akuza të reja rreth 13 viteve që i kaloi në kujdestari, e cila ia drejtonte pothuajse çdo aspekt të jetës së saj.
“Më hodhën – kështu u ndjeva, familja ime më hodhi”, deklaroi ajo.
Më 1 shkurt të vitit 2008, Spears u vendos në mënyrë të pavullnetshme nën një kujdestari nga babai i saj, Jamie Spears dhe avokati Andrew M Wallet, pasi këngëtarja kishte shfaqur sjellje të çrregullta në publik për disa muaj. Spears tha se deri te marrëveshja arritën pasi folën me një mjek i cili i përshkroi asaj ilaçe dhe pas një periudhe një ekip e mori atë nga shtëpia e saj, me tre helikopterë.
Ajo gjithashtu foli për atë që i ndodhi gjatë kujdestarisë.
“Unë po flisja me një djalë dhe ai donte të largohej nga vendi me mua. Ne i kishim vendosur të gjitha për t’u larguar dhe ishte një marrëdhënie e fshehtë”, tha ajo.
“Frika ime më e madhe ishte ‘Çfarë do të bënte babai im nëse do të bëja diçka të gabuar? Po sikur të më gjenin? Çfarë do të bënin?’ … Dhe ai më shikoi dhe më tha: ‘A po tallesh me mua, Britney? Babai yt nuk do ta bënte kurrë këtë me ty’”.
Kujdestaria e Spears u ndërpre nga një gjykatës në nëntor të vitit 2021. Që nga shpërbërja e tij, Spears është martuar me aktorin iranio-amerikan, Sam Asghari. Sipas kushteve të kujdestarisë, asaj nuk i lejohej të martohej ose të menaxhonte veten./UBTNews/