Ka qenë një verë e paharrueshme për këngëtaren Britney Spears, por ajo po ia del disi falë mbështetjes së të dashurit të saj, Sam Asghari.
Përmes një shkrimi në Instagram, ajo falënderoi të dashurin për mbështetjen në “vitet më të vështira” të jetës së saj, teksa po vazhdon ‘të luftojë’ me konservatoritetin.
“Jo vetëm që ky djalë i ëmbël ka qenë me mua gjatë viteve më të vështira, por është edhe një kuzhinier shumë i mirë”, shkroi Spears krahas fotografisë.
Pasi dëshmoi në muajin qershor – që shënonte herën e parë që ajo kishte folur publikisht për kujdestarinë e saj – Spears paraqiti një kërkesë në fillim të këtij muaji duke kërkuar që babai i saj të tërhiqej nga posti i kujdestarit të pasurisë së saj, por babai i saj tha se do të tërhiqet sapo të vijë “koha e duhur”.
Britney ka akuzuar babanë e saj për “abuzim me kujdestarinë”, ndonëse ai i ka mohuar akuzat.
Gjatë seancës së qershorit, Jamie Spears (babai i saj) u shfaq virtualisht – së bashku me nënën e këngëtares, Lynne, e cila lexoi një deklaratë në emër të tij.
“Jamie është i mërzitur teksa po e sheh vajzën e tij duke vuajtur. Ai e do shumë atë dhe i mungon ajo”, deklaroi ajo.
Gjatë gjithë dramës ligjore, Asghari – me të cilin Britney u takua në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016, e ka mbështetur “luaneshën” e tij./UBTNews