UBT News

Britney falënderon fansat për kampanjën #FreeBritney

Këngëtarja Britney Spears falënderoi fansat e saj që vite me radhë lobuan që ajo të lirohet nga kujdestaria.

Këngëtarja në Twitter shkroi: “Jeta ime ka marrë tjetër kahje!!!! Mbrëmë qava dy orë sepse fansat e mi janë më të mirët dhe e di këtë!”.

Një gjykatë në Los Angeles e ka pezulluar Jamie Spearsin, babanë e këngëtares nga roli i kujdestarit, pas disa vitesh kontrolli ndaj saj.

Avokati i Spears, Mathew Rosengart ka thënë se ai shpresonte që kujdestaria të përfundonte plotësisht në nëntor. Përmes avokatit të tij, Jamie Spears e quajti vendimin “zhgënjyes”./UBTNews

Exit mobile version