BBC është në bisedime me Unionin Evropian të Transmetuesve që Britania e Madhe të jetë potencialisht nikoqire e “Eurovision Song Contest 2023”.
Organizatorët e shfaqjes kanë arritur në përfundim pas “vlerësimit të plotë dhe studimit të fizibilitetit”, se edicioni i vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në Ukrainë, shtet ky që triumfoi në edicionin e sivjetmë të Eurovision. Kjo për shkak të situatës pas pushtimit rus të Ukrainës.
Sam Ryder i Britanisë së Madhe u rendit në vendin e dytë. Ky është rezultati më i mirë i Britanisë së Madhe që nga viti 1998.
Kalush Orchestra nga Ukraina fitoi edicionin e sivjetmë në eventin që u mbajt në muajin maj, si shenjë solidariteti pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
‘Fitorja e Ukrainës do të reflektohet’
EBU tha në një deklaratë se ka kryer studimin me transmetuesin shtetëror ukrainas UA:PBC dhe specialistë të jashtëm, në mes të konfliktit. Organizata falënderoi transmetuesin e vendit fitues për “bashkëpunimin dhe angazhimin” dhe u zotua për përkrahje
Në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit iu ndalua pjesëmarrja Rusisë./UBTNews/