UBT News

Brenda vendit të artit në Manchester

Një vend i artit që po ndërtohet në Manchester United, me 186 milionë funta investime, i dha mundësinë publikut ta shoh brenda.

“The Factory”, 76 milionë funta më shumë investime sesa buxheti i paraparë, nuk do të hapet deri në vitin 2022, tri vjet më vonë sesa që ishte planifikuar.

Ndonëse është ende në fazën e ndërtimit, audienca arritën të shijojnë nga brenda pamjen e mahnitshme.

Shpresat janë që ky vend arti të mbledhë deri në 850 mijë vizitorë brenda vitit dhe të sjellë 1.1 miliard funta në ekonominë e vendit gjatë një dekade.

“The Factory” u konceptua në vitin 2014 kur kancelari i atëhershëm George Osborne premtoi 78 milionë funta për investim në këtë vend arti.

Por buxheti u rrit për shkak të disa ndryshimeve. Parashihet që kur të hapet, do të mbahen ngjarje kulturore me emra të njohur./UBTNews

Exit mobile version