E arta olimpike, Distria Krasniqi është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, ndërsa garën tani do ta vazhdojë në fazën e repesazhit.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi u mposht në gjysmëfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Chelsie Giles.
Pavarësisht kësaj humbje gara nuk përfundon këtu për Distrian, ku tani do të luftojë në fazën e repesazhit kundër xhudistes izraelite, Gefen Primo.