Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas njoftimit për mediet, Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Pas takimit, Rama dhe Borrell do të mbajnë në orën 11.00 një një konferencë të përbashkët për mediet.
Përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar në kuadrin e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.