Ylli Bob Dylan ia shiti tërë katalogun muzikor të këngëve të incizuara kompanisë Sony Music. Kompania e përshkroi këtë marrëveshje “si historike”. Në fakt marrëveshja ishte nënshkruar në korrik të vitit të kaluar, por u bë e ditur të hënën.
Marrëveshja përfshin tërë krijimtarinë e Bob Dylan që nga viti 1962, sipas Sony Music, prej albumit debutues e deri te albumi i vitit 2020, “Rough and Rowdy Ways”. Në marrëveshje përfshihen gjithashtu edhe të drejtat për publikime të shumta të ardhshme nga Dylan.
Ndonëse nga kompania nuk dhanë detaje rreth vlerës së marrëveshjes, revista Billboard thotë se vlera e marrëveshjes është rreth 200 milionë dollarë, bazuar në të ardhurat që gjenerojnë.
“Jam shumë i lumtur që të gjitha incizimet e mia mund të qëndrojnë atje ku duhet”, deklaroi Dylan./UBTNews