UBT News

Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual

LONDON, ENGLAND - JULY 12: Bob Dylan performs as part of a double bill with Neil Young at Hyde Park on July 12, 2019 in London, England. (Photo by Dave J Hogan/Getty Images for ABA)

Këngëtari dhe tekstshkruesi i mirënjohur amerikan, Bob Dylan është paditur nga një grua e cila thotë se ai abuzoi seksualisht me të në vitin 195, kur ajo ishte 12-vjeçare.

Në padi thuhet se Dylan “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i ofruar asaj substanca narkotike e më pas edhe abuzoi me të seksualisht”. Abuzimi thuhet se ndodhi në apartamentin e Dylanit në New York.

Megjithatë këngëtari i mohoi akuzat, duke i quajtur “të pavërteta”. Padia u dorëzua të premten në Gjykatën Supreme të New York-ut.

Akuzuesja – e cila aktualisht jeton në shtetin e Konektikatit – identifikohet vetëm nga inicialet e saj, J.C. Ajo tha se këngëtari, 80-vjeçar, i kishte shkaktuar “dëmtim të rëndë psikologjik dhe trauma emocionale”.

Robert Allen Zimmerman apo siç njihet Bob Dylan – shiti më shumë se 125 milionë albume në gjithë botën përgjatë karrierës që zgjati gjashtë dekada.

Në vitin 2016, ai fitoi çmimin Nobel për Letërsi, duke u bërë tekstshkruesi i parë që fitoi këtë çmim prestigjioz./UBTNews

Exit mobile version