Blue Ivy Carter po shënon histori sërish!
Të dielën mbrëma, vajza 9-vjeçare e Beyonce dhe Jay Z fitoi çmim në MTV Video Music Awards. Ajo u shpërblye me çmimin për kinematografinë më të mirë për klipin e këngës “Brown Skin Girl” që e ka në bashkëpunim me nënën e saj. Me këtë çmim ajo u bë fituesja më e re në moshë në historinë e VMA.
Ato ishin nominuar edhe në kategorinë videoja më e mirë R&B, por në këtë kategori dominoi Bruno Mars me këngën “Leave the Door Open”.
“Brown Skin Girl” është një nga këngët e albumit “Lion King: The Gift” të këngëtares Beyonce. Në klipin e këngës, Beyonce shfaqi emra të njohur sikurse Naomi Campbell, Lupita Nyong’o dhe ish-kolegen e grupit “Destiny’s Child” – për ta lartësuar bukurinë e vajzave me ngjyrë. E vajza e saj, performon në hyrje dhe në fund të këngës./UBTNews