Kënga hit e The Weeknd “Blinding Lights” është e para në histori që ka kaluar shifrën prej 4 miliardë transmetimesh në Spotify.
Projekti i vitit 2019 kaloi këngën “Shape of You” të Ed Sheeran si kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave në shërbim dhe është një nga dy këngët e artistit The Weeknd në top dhjetëshe. Kënga e tij e vitit 2016 “Starboy” (me Daft Punk) qëndron në vendin e gjashtë.
Këto janë dhjetë këngët më të transmetuara (shifra në miliarda):
The Weeknd – “Blinding Lights” – 4.005
Ed Sheeran – “Shape of You” – 3.749
Lewis Capaldi – “Someone you loved” – 3.155
Post Malone & Swae Lee – “Sunflower” – 3.106
Tones and I – “Dance Monkey” – 2.973
The Weeknd & Daft Punk – “Starboy” – 2,956
Harry Styles – “As it was” – 2,949
Drake & WizKid & Kyla – “One Dance” – 2.937
The Kid LAROI & Justin Bieber – “Stay” – 2.909
Post Malone & 21 Savage – “Rockstar” – 2,853./UBTNews/